Hajrizi, Muqolli, Beqiri e thonë hapur: s’ka profesionalizëm!

Sporti

Hajrizi, Muqolli, Beqiri e thonë hapur: s’ka profesionalizëm!

Nga: Shkruan: Dervish Berisha Më: 16 shtator 2014 Në ora: 18:23

Reagimet sportive

Në kohën e fundit shumë njohës të hendbollit si z. Veton Hajrizi, Arben Muqolli, Florent Beqiri etj. kanë filluar hapur ta thonë se ka rënë cilësia e hendbollit në përgjithësi! Me vjen tepër mirë se po e thonë atë që e shohin çdo ditë në terrenet e hendbollit dhe e bëjnë vlerësimin e duhur me shkrime, që të binden të gjithë se mungon puna profesionale, të cilën gjë e kam thënë e shkruar më herët dhe pak kush i ka marrë ato kritika si pozitive, sepse në hendbollin e Kosovës punojnë njerëz të interesit. Pastaj bëhen zgjidhjet e njerëzve në postet e ndryshme sipas afërsisë apo interesit për ndonjë përfitim personal dhe më shumë rrinë nëpër ahengje e ndeja se sa në terrene të hendbollit që ta ndihmojnë këtë sport si duhet e si e meriton. Është koha të vrapojnë pas sponsorëve e njerëzve dhe të sigurojnë një investim më të mirë për këtë sport.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat