Real Madridi pret shqiptarët!

Sporti

Real Madridi pret shqiptarët!

Nga: Kemajl Goca Më: 15 shtator 2014 Në ora: 11:37

Të martën mbrëma (nesër) në orën 20.45 nisin ethet e fazës së grupeve të Champions League në futboll. Shumë ndeshje interesante në xhiron e parë, por edhe pritet të ketë befasi si gjithmonë në lojën më të popullarizuar në botë. Real Madridi që assesi nuk po e merr veten në dy sfidat e fundit në edicionin e spanjoll, ku ka humbur me 4:2 nga Sociedadi e së fundi në derbi me 2:1 nga Atletico Madridi, tashmë pret kampionin zviceran, Baseli, skuadër e cila ka në radhët e saja pesë shqiptarë, si: Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Arlind Ajeti, Naser Aliji dhe Albian Ajeti. Trajneri Carlo Ancelotti mendon për këtë sfidë që të dalë me fitore, faktikisht do të jetë shumë i kujdesshëm, sepse Baseli është skuadër që gjithmonë më të mëdhenj lufton shumë. Nuk duhet harruar edhe një fakt, ishte ky Basel para dy viteve kur e qiti prej fazës së grupeve Manchester Utd. Reali është favorit i madh, ndërsa për shqiptarët, si Gashi, Xhaka, Ajeti etj, rast i mirë të luajnë në Santiago Bernabeu dhe përballë kampionit në fuqi të Evropës. Kjo është ndeshje e parë e grupit A, ku bëjnë pjesë edhe Liverpooli e Ludogorets.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat