Berisha titullar, Lazio triumfoi

Sporti

Berisha titullar, Lazio triumfoi

Nga: K.G. Më: 14 shtator 2014 Në ora: 16:56

Skuadra e Lazios shënoi fitore me rezultat 3:0 ndaj Cesenës, në ndeshjen e javës së dytë në Serie A në futboll. Portieri Etrit Berisha tregoi paraqitje të mirë në portën e Lazios, ndërsa Lorik Cana qëndrojë në bankë. Lazio ishte më e mirë se skuadra rivale dhe arkëtoi tre pikë të rëndësishme pas asaj humbjeje në start me rezultat 3:1 nga Milani. Futbollisti Candreva realizoi në minutën e 19-të dhe Parolo në atë të 56-të dhe Mauri (90’) vulosi fitoren me rezultat 3:0. Kjo fitore për Lazion është shumë më rëndësi për ta kthyer vetëbesimin, por meriton lëvdatë edhe portieri Berisha që ishin në nivelin e detyrës. Lazio zënë vendin e gjashtë me 3 pikë, kurse Cesena është e 11-ta me 3 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat