Zviceranët: Vëllezërit Xhaka sikurse ata Boateng

Sporti

Zviceranët: Vëllezërit Xhaka sikurse ata Boateng

Më: 2 shtator 2014 Në ora: 19:22

Janë të një nënë e babai, mirëpo mbrojnë ngjyrat e dy skuadrave të ndryshme përfaqësuese. Graniti luan me Zvicrën e Taulanti me Shqipërinë.
Dy futbollistët nga Kosova, Granit e Taulant Xhaka, do të kenë fatin e vëllzerëve Kevin-Prince e Jerome Boateng.

Taulanti është grumbulluar nga Kombëtarja shqiptare për sfidën e kësaj fundjave kundër Portugalisë, teksa Graniti do të luajë me Zvicrën.

Mediat zvicerane e kanë krahasuar dyshen nga Kosova me vëllezërit Boateng, pasi Kevin luan me skuadrën nga vendlindja e tij, Gana, teksa Jerome luan me Gjermaninë.

Në një të ardhme të afër mund ta shohim duelin mes vëllezërve Xhaka, kur Shqipëria të luajë kundër Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat