Besa humb edhe me trajner të ri

Sporti

Besa humb edhe me trajner të ri

Më: 30 gusht 2014 Në ora: 20:05

Arbron Morina, që drejtonte për herë të parë Besën në këtë kampionat humbi perballe Ferronikelit 2-1.

Ardhja e trajnerit të ri nuk arriti t’i japë fitoren Besës së Pejës që humbi 2-1 në transfertë me Ferronikelin, me vendasit që përmbysën rezultatatin në fraksionin e dytë. Arbron Morina, që drejtonte për herë të parë Besën në këtë kampionat u duk se e nisi mirë, teksa në pjesën e parë ekipi I tij kaloi përpara me golin e minutës së 40-të, të shënuar nga ana e Fati Karahodas. Pejanët rezistuan deri në 15 minutat e fundit, kur Ferronikeli nisi përmbysjen, teksa në të 74-trën arriti të barazojë rezultati me Bujar Shabanin. Në krahët e entuziasmit, vendasit gjetën brenda dy minutash dhe golin e fitores, që pati për autor Qemal Elshanin. Në takimin tjetër të ditës, Trepca 89 barazoi 0-0 me Prishtinën, me afrimin e ri nga Skënderbeu, Samir Sahiti që humbi dhe 11-metërsh në minutën e 48-të.

Tabela e rezultateve

Te shtunën

Ferronikeli – Besa 2-1

Prishtina – Trepca 89 0-0

Te dielen ora 17:00

Ferizaj-Drenica

Llamkos-Istogu

Trepca-Drita

Vëllaznimi-Hajvalia

Renditja

1 KF Prishtina 7

2. Ferronikeli 6

3. Trepca 89 5

4. KF Hajvalia 4

5. KF Vëllaznimi 4

6 KF Drita 4

7. KF Drenica 3

8. KF Trepca 3

9 KF Besa 1

10 Llamkos Kosova 1

11 KF Istogu 0

12 KF Ferizaj 0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat