Të premten kthehet kampionia në Kosovë

Sporti

Të premten kthehet kampionia në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 gusht 2014 Në ora: 14:58

Majlinda apo ambasadorja më e fortë e shtetit të Kosovës, të premten e kësaj jave në mbrëmje do të rikthehet në Kosovë. Ajo do të rikthehet me medalje të artë botërore. Krenaria jonë do të bjerë medaljen e dytë të artë botërore në shtetin më të ri. Kampionia e dyfishtë së bashku me trajnerin e saj, Driton Kuka dhe xhudistin Nora Gjakova, të premten do të zbarkojnë në Prishtinë. Tre ambasadorë më të mëdhenj: Majlinda, Nora e Dritoni, do të zbresin në vendlindje. Majlinda e fuqishme, që sundon botën, do ta prezantojë medaljen e dytë të artë botërore para popullit të saj, që jeton e mburret me sukseset e saja! Këtë e konfirmoi Driton Kuka, ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat