Hamilton thotë se Rosberg e goditi me qëllim

Sporti

Hamilton thotë se Rosberg e goditi me qëllim

Më: 25 gusht 2014 Në ora: 09:13

Lewis Hamilton e ka akuzuar kolegun e tij në ekipin e Mercedesit dhe liderin e kampionatit të “Formula One”, Nico Rosberg, se me qëllim e ka përplasur makinën e tij me atë të Hamiltonit duke ia shkatërruar shpresat të dielën për “Belgium Grand Prix”.

Incidenti në xhiron e dytë bëri që makina e Hamilton të dëmtohet rëndë dhe kështu menjëherë duke e eliminuar britanikun prej kësaj gare.

Ndërsa, rivali i tij, Rosberg e përfundoi garën i dyti duke e shtuar epërsinë më 29 pikë ndaj Hamiltonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat