Behrami e Mehmedi titullar, Mavraj në bankinë

Sporti

Behrami e Mehmedi titullar, Mavraj në bankinë

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 18:09

Mesfushori shqiptar i Hamburgut, Valon Behrami e ka nisur me barazim aventurën në Bundesligën gjermane.

Hamburg ka marrë një pikë në udhëtim kundër Kolnit (0-0), në ndeshjen e xhiros së parë të Bundesligës gjermane.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, i cili gjatë kësaj verë u transferua nga Napoli në Hamburg, ka qenë titullar në skuadrën gjermane në sfidën kundër Kolnit, duke treguar performancë të kënaqshme.

Ndërkohë, mbrojtësi shqiptar Kolnit, Mërgim Mavraj ballafaqimin me Hamburgun e shikojë nga bankina.

Titullar sezonin e ri e ka nisur edhe sulmuesi shqiptar i Freiburgut, Admir Mehmedi në humbjen e skuadrës së tij kundër Eintracht Frankurtit (1-0).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat