Koke: U larguan lojtarë me peshë!

Sporti

Koke: U larguan lojtarë me peshë!

Nga: Më: 30 korrik 2014 Në ora: 13:25

Futbollisti i Atletico Madridit, Koke, me gjithë ofertat nuk e luhatën dhe mbetet në shtëpinë e vjetër, me objektiv që të mbrojnë titullin e kampionit në Spanjë. Për mesfushorin Koke ishte folur se mund të transferohet në Barcelonë, por kështu nuk rrodhën gjërat dhe mbetet në Atletico për të vazhduar me lojërat e mira sikur në edicionin e kaluar. Ai ka synime të mëdha me ekipin e tij, ku shpresojnë të përsërisin edhe një edicion sikur ai paraprak. Futbollisti zgjodhi të ndjekë projektin e trajnerit Simeone duke refuzuar ofertat në adresë të tij. “Kaluam një sezon magjik dhe unik në shumë kuptime. Të gjithë luajtën me entuziazëm dhe të njëjtën uri duhet të kemi edhe këtë vit. Me skuadrën janë bashkuar lojtarë të rinj të cilët dëshirojnë të fitojnë tituj dhe i gjithë grupi kërkon që sukseset të vazhdojnë”, tha Koke, i cili mezi pret ballafaqimin e Superkupës së Spanjës, ku për rival ka Real Madridin. “Do të jetë një ndeshje shumë e ndryshme nga ato të vitit të fundit. Reali i Madridit ka afruar në grupin e tij shumë lojtarë të mëdhenj, por as ne nuk ngelemi pas. U larguan lojtarë me peshë por kanë ardhur të tjerë po aq të rëndësishëm. Kemi arritur të ruajmë nivelin e lartë të grupit dhe do të shkojmë në këtë ndeshje me dëshirën për të dhënë maksimumin”, ka thënë Koke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat