Totti ia ‘bën mëngjes’ Realit, Manchesteri mposhti Interin!

Sporti

Totti ia ‘bën mëngjes’ Realit, Manchesteri mposhti Interin!

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 12:02


Real Madridit nuk po i shkon mbarë në turneun “Guinness Cup”, që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kampioni i Evropës, Reali, pëson humbjen e dytë radhazi dhe po nga ekipet italiane. Humbjen e parë e pësoi nga Interi me penallti me rezultat 3:2, ndërsa të dytën nga Roma me 1:0. Dy ndeshje dy humbje një sinjal jo edhe aq i mirë për Real Madridin. Francesco Totti ishte vendimtar në fitore, i cili realizoi në minutën e 58-të, ku në një mënyrë ia “bëri mëngjes” Realit. Kjo humbje spanjollët i eliminon, ndërsa Roma renditet e dyta me 3 pikë në grupin A, kurse Reali i katërti me një pikë. Interi nuk arrin të sigurojë fitoren e dytë nga penalltitë. Manchester United kaloi skuadrën zikaltër me rezultat 5:3 nga penalltitë ku vendimtar rezultoi gabimi i Andreolit. Ndeshja nisi me një ritëm të lartë dhe ishin anglezët ata që rrezikuan në minutën e 10-të, por gjatë 45 minutave të para rastet ishin të pakta për të dyja skuadrat. Ndeshja në kohën e rregullt në mes këtyre skuadrave përfundoi 0:0, por penalltitë ishin vendimtare. Manchester Utd kryeson me 5 pikë, kurse Interi është i treti me 3 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat