Shala në mesin e legjendave

Sporti

Shala në mesin e legjendave

Nga: K.Goca Më: 30 korrik 2014 Në ora: 11:21

Futbollisti nga Kosova, Drilon Shala, anëtar i skuadrës së elitës finlandeze, Lahti, ka një respekt të veçantë në Finlandë. Ai qe një kohë nuk ka qenë pjesë titullare e Lahtit shkaku i lëndimit, por është kthyer tashmë në stërvitje. Ai shihet në foto në mesin e legjendave të Finlandës, si: Jari Litmanen dhe Joonas Kolkka, dy ish-futbollistë të kombëtares së Finlandës dhe që kanë luajtur në ekipe e mëdha evropiane. Litmanen pjesën më të madhe të karrierës e kaloi në Ajax, pastaj luajti edhe për Barcelonën, Liverpoolin etj. ndërsa Joonas Kolkka ka qenë pjesë e ekipeve të ndryshme, që nga PSV, Panathinaikos, Feyenord. Shala tha se ndihet krenar edhe për një seancë stërvitore që ka pasur me legjendat e Finlandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat