Ronaldo më i miri i vitit

Sporti

Ronaldo më i miri i vitit

Nga: K.G. Më: 28 korrik 2014 Në ora: 15:48

Sulmuesi i kombëtares së Portugalisë dhe i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ndihet i nderuar dhe i privilegjuar që u shpall lojtari më i miri i vitit nga prestigjiozja, Goal.com. Ai është shpallur lojtari më i mirë për edicionin 2013-14. Futbollisti portugez ishte protagonisti kryesor që Real Madridi fitoi titullin e kampionit të Evropë, i dhjeti në histori të tyre dhe që fituan edhe Kupën e Mbretit. Ai shënoi 51 gola në të gjitha garat duke treguar fuqinë e tij. “Është nder i madh për mua të zgjidhem lojtari më i mirë. Jam sinqerisht falënderues. Jam i bindur se nuk do ta fitoja këtë çmim pa ndihmën dhe përkrahjen e të gjithëve në Real”, ka thënë Ronaldo. Goal është prej agjencive më të respektuara në botë dhe zgjedhjen e lojtarit më të mirë e bën përmes 600 gazetarëve nga e gjithë bota. Ronaldo ka falënderuar edhe tifozët për përkrahjen e madhe që i ka dhënë, sepse edhe ata ishin pjesë e këtij suksesi, për faktin si gjithmonë e motivuan në fushën e lojës. Ky çmim për Ronaldo është i madh dhe i jep edhe më shumë kurajë për edicionin e ri qoftë në garat në Spanjë, në Champions League dhe në garat të ndryshme. Ronaldo ambicie ka që të luftojë për titullin në Spanjë dhe të mbrojnë edhe trofeun në Champions League si dhe synojnë Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat