Sforcimi në Botëror, Schweinsteiger mungon 6 javë

Sporti

Sforcimi në Botëror, Schweinsteiger mungon 6 javë

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 00:52

Futbollisti, i cili është për momentin me pushime, nuk do të bashkohet menjëherë në stërvitje me Bajernin

Bajerni i Mynihut nuk do të ketë shërbimet e Bastian Schweinsteiger-it në fillim të sezonit. Mjeku i skuadrës bavareze njoftoi për mediat gjermane se futbollisti duhet t’i nënshtrohet një pushimi 6 javor për t’u riaftësuar plotësisht nga dëmtimi i sezonit të kaluar, i cili e shqetësoi dhe në Botëror.

Fakti, që në Brazil, Schweinsteiger luajti pothuajse në të gjitha ndeshjet dhe ishte një ndër më luftarakët në fushë ka ndikuar jo mirë në gjendjen e tij shëndetsore dhe sidomos kupa e tij e gjurit ka marrë goditje, të cilat kanë nevojë të kurohen me kujdes. Në këto kushte futbollisti, i cili është për momentin me pushime, nuk do të bashkohet menjëherë në stërvitje me Bajernin por do t’i nënshtrohet një programi të posaçëm deri në riaftësimin e tij të plotë. Ai do të humbasë ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë me Borusian e Dortmundit, që do të luhet me datë 13 gusht, fillimin e Bundesligës më datë 22 gusht dhe me shumë gjasa dhe ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat