Na duhet një Superligë kombëtare

Sporti

Na duhet një Superligë kombëtare

Nga: Nga Blerim Krasniqi Më: 8 korrik 2014 Në ora: 19:34

Reagimet sportive

T’i dëgjojmë zërat e zemrës, zërat e ëndrrës që shumë kush si unë mezi presim të bëjmë realitet ëndrrën shekullore. Bashkimin Kombëtar. Duhet urgjentisht me krijuar Superligën Kombëtare, si në futboll, basketboll, hendboll, volejboll dhe të krijojmë liga të forta dhe kualitative. Tani kur edhe kemi “Rrugën e Kombit” , të shkojmë e zhvillojmë ndeshje dhe në mbrëmje jemi në shtëpi. Kush po na ndalë? Shqipëria ka futbollin më kualitativ se sa ne, por ne kemi basketbollin më në nivel, pastaj volejbollin dhe përafërsisht me kualitet të njëjtë. Hendboll nuk ka fare Shqipëria dhe ne kemi një kualitet mesatarë. Pastaj vaterpolo nuk ka fare, ani se ka detin. Kemi detin, kemi pishina, kemi notarë shumë me perspektivë dhe pse si komb shqiptarë mos t’i shfrytëzojmë të gjitha këto resurse që i kemi! Kjo është e domosdoshme, ndryshe s’mund të ekzistojmë, por vetëm të bashkuar.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat