Mourinho shpreh ngushëllime për vdekjen e Di Stefanos

Sporti

Mourinho shpreh ngushëllime për vdekjen e Di Stefanos

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 12:37

Mourinho shpreh ngushëllime për vdekjen e Di Stefanos Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e legjendës së Real Madridit, Alfredo Di Stefano. "Unë jam shumë i pikëlluar për të dëgjuar për vdekjen e Alfredo Di Stefano. Një njeri i mrekullueshëm me të cilin unë kam qenë me fat për ta takuar gjatë kohës time kur isha në Madrid".

"Sigurisht, në radhë të parë unë shpreh ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e tij, por kjo është një ditë shumë e trishtuar për futbollin dhe tifozët e futbollit në përgjithësi". "Alfredo ishte lojtari më i mirë në historinë e Real Madridit - ai fitoi pesë herë rresht kupa Evropiane. Dhe është një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave". "Pusho i qetë në paqe, Alfredo", tha Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat