Blatter: Jam konservator, jo moviolës në fushë

Sporti

Blatter: Jam konservator, jo moviolës në fushë

Më: 21 prill 2014 Në ora: 10:54

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter vazhdon të ngulë këmbë në opsionin që Botërori i Katarit në vitin 2022 të mos luhet në mes të verës me të nxehtin përcëllues të Gjirit Persik, por të spostohet në muajt e dimrit, ndërkohë që kundërshton edhe moviolën në fushë.

“Jam shumë konservator në këtë aspekt dhe prandaj i them jo moviolës në fushë. Gabimet gjatë lojës janë pjesë e natyrës njerëzore dhe si të tilla duhen pranuar. Përsa i përket Botërorit të vitit 2022, duhet të jemi realistë, në Katar nuk mund të luhet në verë dhe për këtë arsye, data duhet të ndryshojë”.

Nga Katari në Brazil, drejtuesi më i lartë i futbollit botëror komentoi në vijim ndarjen e përgjegjësisë në lidhje me 7 punëtorët që kanë humbur jetën në ndërtimin e infrastrukturës për Kupën e Botës të këtij viti.

“Ka patur një organizim të dobët në punën e madhe që po bëhet në Brazil, por duhet të kemi parasysh se punëtorët që kanë humbur jetën nuk janë viktima të futbollit. Janë kompani të mëdha, kryesisht franceze e gjermane, që janë përgjegjëse dhe jo FIFA”.

Duke iu rikthyer sërish temës së Botërorit që do të luhet në Katar, Blatter në fund nënvizoi se nuk do të merret asnjë vendim për ndryshimin e datës para vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat