Garcia ka ndërtuar Romën e rekordeve

Sporti

Garcia ka ndërtuar Romën e rekordeve

Më: 20 prill 2014 Në ora: 18:03

Fitorja e 25 në kampionat falë golit të shënuar nga Nainggolan do të kujtohet si ajo që i dha kualifikimin automatik Romës për në Uefa Champions League e sezonin e ardhshëm. 82 pikë në 34 ndeshje me mundësinë për të mbërritur në 94 në përfundim të Serisë A janë me të vërtetë të dhëna të cmendura për verdhekuqtë e Rudi Garcias. Gjithsesi sipas të gjitha gjasave këto statistika të frikshme nuk do të sjellin asnjë titull në shtëpinë e Romës, përvec hyrjes në Europën që vlen nga dera kryesore. Fajin për këtë e ka padyshim Juventusi që gjithashtu ka zhvilluar një kampionat të mrekullueshëm.

Megjithatë me trofe apo pa trofe Roma e sezonit 2013-2014 do të kujtohet gjatë pasi po thyen rekord pas rekordi. Me fitoren 1-0 përballë Fiorentinës djemtë e Rudi Garcias barazuan rekordin e Romës së Spalletit në sezonin 2007-2008 me 82 pikë dhe tashmë kanë edhe katër ndeshje në dispozicion për ta thyer atë. Megjithatë nuk është kjo arritja e vetme që mund të vendosin verdhekuqtë në këtë sezon pasi me suksesin në Firence, Roma kapi kuotën e 37 pikëve në transfertë duke thyer edhe rekordin e periudhës që skuadra drejtohej nga Fabio Capello.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat