Finalja e Kupës më 7 qershor!

Sporti

Finalja e Kupës më 7 qershor!

Nga: K.G. Më: 16 prill 2014 Në ora: 17:30


Zyra e Federatës së Futbollit të Kosovës njoftoi se finalja e Digitalb Kupa e Kosovës në futboll do të zhvillohet më 7 qershor, ndërsa tri ditë më herët (më 4 qershor) zhvillohen takimet e barazhit për Raiffeisen Superligën dhe më 3 qershor për Ligën e Parë. “KE i FFK-së nën drejtimin e Fadil Vokrrit kryetar, në mbledhjen vet të radhës, shqyrtoi shumë çështje me rëndësi për futbollin e Kosovës. Anëtarët e KE debatuan rreth përgatitjeve për ndeshjet e radhës të përfaqësueses së Kosovës kundër Turqisë dhe Senegalit që do të zhvillohen më 21 maj dhe 25 maj, ku konstatuan se përgatitjet po zhvillohen sipas dinamikës së paraparë”, thuhet në informatën e FFK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat