E ardhmja e portës së Lazios në duart e shqiptarëve

Sporti

E ardhmja e portës së Lazios në duart e shqiptarëve

Më: 9 prill 2014 Në ora: 07:41

Dy portierët shqiptarë Etrit Berisha dhe Thomo Strakosha shihen si e ardhmja e portës së Lazios. Të dy portierët janë pjesë e ekipit të parë të Lazios.
"Berisha dhe Strakosha janë pjesë e rregullt e Lazios. Të dy punojnë maksimalisht në stërvitje. Në të ardhmen e afërt do të kenë rol të madh", shkruan "lazialita.com".
Berisha 25-vjeçar në shtator të vitit të kaluar u transferua te skuadra e Lazios nga Kalmari. Me Lazion ka kontratë deri në qershor të vitit 2018.
Ai këtë edicion me fanellën e Lazios ka zhvilluar 11 paraqitje në Serie A, kurse në Ligën e Evropës ka katër paraqitje. Ndërkohë Strakosha në gusht të vitit 2012 u transferua nga të rinjtë e skuadrës greke Panionis te të rinjtë e Lazios.
Me Lazion Strakosha 19-vjeçar ka kontratë deri në qershor të vitit 2015. Strakosha ende nuk ka debutuar tek ekipi i parë i Lazios, por ftohet rregullisht në ndeshjet e ekipit të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat