Napoli, Reina: Do kthehem tek Liverpool

Sporti

Napoli, Reina: Do kthehem tek Liverpool

Më: 6 prill 2014 Në ora: 00:13

Protagonist i një sezoni fantastik, portieri i Napolit, spanjolli Pepe Reina ka folur për momentin e mirë që po kalon ekipi i tij dhe rreth të ardhmes që do vendoset në Qershor, kohë kur mbaron afati i huazimit 1 vjeçar nga Liverpool tek napoletanën.

“Ka qenë një sezon i sezon pozitiv për ne, me një rekord pikësh në Serie A, me një pjesmarrje të admirueshme në Champions dhe me një finale të Coppa Italia. Po kalojmë një sezon pozitiv dhe besojmë tek vendi i dytë, edhe pse do jetë e vështirë, pasi Roma dhe Juventus e meritojnë vendin ku janë.

E ardhmja ?! Unë dhe familja jemi shumë të lumtur në Itali, tifozët na duan dhe kjo më bën krenar, por për fat të keq huazimi mbaron në Qershor dhe do më duhet të rikthehem tek Liverpool”, tha portieri spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat