Alili, Vejseli e Hajdari mësojnë kundërshtarët

Sporti

Alili, Vejseli e Hajdari mësojnë kundërshtarët

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 16:27
Pamje nga një garë

Në Bukuresht të Rumanisë, u hodh shorti për garat e stilit të lirë në Kampionatin Europian të mundjes, në të cilën Maqedoninë do të ta përfaqësojnë Besir Alili, Fati Vejseli dhe Rexhep Hajdari.

Shorti deshi që në kategorinë deri më 65 kg, Besir Alili të ndeshet me gjermanin Andre Klark, ndërsa në ate deri më 70 kg, Fati Vejseli do të përballet me bullgarin Ramazan Ramazano.

Ndërkohë Rexhep Hajdari, në kategorinë deri më 92 kg do të ballafaqohet me hungarezin Balasz Juhash.

Garat e stilit të lirë në Kampionatin Evropian, me pjesën zyrtare do të nisin gjatë ditës së premte, kur pritet të paraqiten Alili dhe Veseli, ndërsa një ditë më pas, në dyshek do të shfaqet Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat