KPP ‘Gani Maloku’ kthehet me dy medalje nga Mali i Zi

Sporti

KPP ‘Gani Maloku’ kthehet me dy medalje nga Mali i Zi

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 22:27
Adriatik Maloku e Rejan Krasniqi

Klubi i Pingpongut “Gani Maloku” nga Ferizaj e ka nisur me këmbë të mbarë në turneun ndërkombëtar “Podgorica Open”.

Yll Maloku, trajner i këtij ekipit, është i lumtur me rezultatet që ka arritur në kryeqytetin malazez.

“Një fillim i mbarë.

KPP ‘Gani Maloku’ kthehet me dy medalje të bronzta në garat ndërkombëtare në turneun “Podgorica Open 2024” në Malin e Zi. 

Në kategorinë U13 Rejan Krasniqi doli i treti si dhe Adriatik Maloku U19 po ashtu  i treti”, njofton KPP “Gani Maloku”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat