Asnjë medalje olimpike, botërore e evropiane nuk e ka pingpongu i Kosovës!  

Sporti

Asnjë medalje olimpike, botërore e evropiane nuk e ka pingpongu i Kosovës!  

Nga: K. Goca Më: 20 janar 2024 Në ora: 19:13
Nehat Çitaku

Asnjë medalje olimpike, botërore e evropiane nuk e ka 

Pingpongu i duhet infuzion i madh! Pingpongu duhet të luftojë të rrisë cilësinë, nivelin e rezultateve ndërkombëtare!

Pingpongu është sporti i parë që u pranua në rrafshin ndërkombëtar por nuk ka rezultate në 20 vitet e fundit!

Nehat Çitaku është kthyer me kryetar i federatës dhe me vota e kuvendarëve.

Fitore është kur kemi medalje olimpike, botërore, evropiane. Nuk llogaritet fitore për pingpongun pavarësisht se kush vjen kryetar federate!

Sa medalje olimpike, botërore e evropiane i ka pingpongu për 20 vite që u pranua? Asnjë medalje!

As paraardhësi i tij, Jeton Beqiri, nuk ka asnjë arsye të mburret, se nuk ka suksese pingpongu.

Nuk është i fajit i Nehat Çitakut, por klubet duhet të punojnë, të gjejnë talentin e topit të celoluidit!

Nehat Çitaku, duhet të ketë strategjinë, se si brenda 8 viteve të kemi një pingpongist apo pingpongiste, që të fitojmë medalje. Është koha për medalje!

“Sonte, definitivisht u mposhtë padrejtësia.

Fitore e madhe e pingpongut Kosovar por jo vetëm!

Falenderim i veçantë për përfaqësuesit e Klubeve të pingongut të Kosovës dhe të gjithë të tjerët të cilët përkundër presionit të paparë ndonjëherë nga grupe të caktuara të interesit e që do të publikohen më vonë, arrijtën të e përballojnë me sukses dhe të përcaktohen për një ardhmëri të ndritur të këtij sporti, sporti i cili i pari hapi dyert për ndërkombëtarizim të sportit Kosovar që në vitin 2003!”, ky është postimi i kryetari të ri Nehat Çitaku, kontribues ndër vite në pingpong.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat