Kroacia fiton përballjen me Francën

Sporti

Kroacia fiton përballjen me Francën

Nga: K. G. Më: 6 janar 2024 Në ora: 23:34
Kroacia

Kombëtarja e Kroacisë e ka mposhtur me rezultat 12:7 (3:1, 3:1, 4:3, 2:2) Francën dhe kështu iu afrua kualifikimit direkt të çerekfinales së Kampionatit Evropian në vaterpolo.

Rino Buriç është golashënuesi më i mirë i Kroacisë me tre gola. Luka Llonçar, Ante Vukiçeviq dhe Marko Zhuvela shënuan nga dy gola dhe Jerko Mariniç Kragiç, Josip Vrliç dhe Konstantin Harkov shënuan nga një. Marko Bijaç priti gjashtë nga 13 goditje. Thomas Vernoux udhëhoqi francezët me tre gola.

Me fitoren ndaj Francës, Kroacia qëndron në krye të grupit A me pesë pikë.

Spanja është në vend të dytë me katër pikë dhe Mali i Zi është i treti me dy.

Franca është e fundit me një pikë.

Fitorja bindëse e kombëtares kroate ndaj francezëve është komentuar menjëherë pas ndeshjes nga selektori kroat Ivica Tucak: “Mendoj se e merituam fitoren, se vërtet ishim ekip shumë më i mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat