Gjithçka është gati për turneun e katërt memorial “Gani Maloku”

Sporti

Gjithçka është gati për turneun e katërt memorial “Gani Maloku”

Nga: K.G. Më: 5 tetor 2023 Në ora: 15:08
Foto e turneut paralajmërues

Gjithçka është gati për turneun e katërt memorial të pingpongut “Gani Maloku”.

Turneu do të mbahet me 14 tetor në Ferizaj.

Trajneri i klubit “Gani Maloku”, Yll Maloku, tha se ecuria e përgatitjeve po shkon sipas planit. 

“Organizohet Turneu i IV Memorial i veteranëve ‘Gani Maloku 2023’. 

Me 14 tetor në” në Ferizaj  Klubi PingPongut ‘Gani Maloku’ me  përkrahje të DKRS-së dhe FPPK-së, kanë paraparë organizimin e turneut të IV-të  memorial të veteranëve ‘Gani Maloku 2023’.

Turneu do të organizohet për këto 5 kategori:

40 - 49 vjeçar (të lindur në vitin 1983 ose përpara)

50 - 59 vjeçar (të lindur në vitin 1973 ose përpara)

60 - 64 vjeçar (të lindur në vitin 1963 ose përpara)

65 - 69 vjeçar (të lindur në vitin 1954 ose përpara)

70+ vjeçar e tutje  (të lindur në vitin 1953 ose përpara)

Çifte (double)

Shorti do të hidhet para fillimit të garave.

Garat do të fillojnë në orën 10:00 dhe zhvillohen fillimisht në fazën e grupeve sipas sistemit secili me secilin, për të kaluar pastaj në skeletin kryesor me sistem eliminimi, ndërsa në kategoritë që ka numër të vogël të pjesëmarrësve do të zhvillohet vetëm sistemi secili me secilin”, njoftojnë nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat