Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave: Sporti i Prishtinës i la me gishta ne gojë disa shtete

Sporti

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave: Sporti i Prishtinës i la me gishta ne gojë disa shtete

Nga: K. G. Më: 10 shtator 2023 Në ora: 13:58
Tri medaljet e arta Mesdhetare të kampionit Shaban Tërstena në vitet 1983, 1987 dhe 1991

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, ka uruar shtetin e Kosovës, për marrjen e organizimit të Lojërave Mesdhetare - “Prishtina 2030”.  

Sportisti më i mirë shqiptar i të gjitha kohërave, tha se sporti i Prishtinës i la me gishta ne gojë disa shtete.

Tërstena është i lumtur që Kosovës iu besua organizimi i Lojërave Mesdhetare. 

Image

Pamje ka një luftë e Tërstenës në vitet e 80-ta

“Një super lajm, historike, politika dhe sporti i Prishtinës i la me gishta ne gojë disa shtete të Ballkanit. Urime Lojërat Mesdhetare - Prishtina 2030”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat