Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik, Besim Aliti: Gazeta “Bota sot”, ka dhënë dhe po jep kontribut të veçantë 

Sporti

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik, Besim Aliti: Gazeta “Bota sot”, ka dhënë dhe po jep kontribut të veçantë 

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 15:33
Besim Aliti

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Aliti, ka uruar me përzemërsi 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.

z. Aliti së bashku me presidentin Ismet Krasniqi, punojnë me përkushtim dhe me një profesionalizëm të pashoq, që të marrin organizimin e Lojërave Mesdhetare në Kosovë për vitin 2030, që do të ishte fitorja më e madhe në histori për sportin e shtetit tonë.

Z. Aliti ka shprehur fjalët më të mira për gazetën “Bota sot”, për rolin e saj në shërbim të sportistëve dhe sportit në përgjithësi.

“Në çdo vend të botës gazetat me traditë shumëvjeçare kanë respekt të veçantë.

Në vendin tonë, ka pak gazeta të tilla, dhe njëra nga to është ‘Bota sot’.

Meqenëse i takoj sportit, do të ndalem pikërisht tek kontributi që redaksia e sportit jep për sportin, veçanërisht sportin vendor.

Kontributi i redaksisë së sportit, me në krye të palodhshmin, gazetarin e mirënjohur, Kemajl Goca, është i pamohueshëm dhe vlerë e shtuar edhe për Lëvizjen Olimpike.

Kur jemi tek promovimi i Lëvizjes Olimpike, ‘Bota sot’, ka dhënë dhe po jep kontribut të veçantë, e sidomos për sportistët tanë të cilët kanë nevoje te promovohen sa me shpejtë.

Duke iu uruar 28 vjetorin, shpresoj dhe besoj se ‘Bota sot’, me manxhmentin që ka, do të mbush edhe shumë vite e dekada, duke kontribuar për shtetndërtimin e vendit tonë”, ka uruar z. Aliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat