Rusia e Bjellorusia mund të përjashtohen edhe nga Olimpiadën e Parisit

Sporti

Rusia e Bjellorusia mund të përjashtohen edhe nga Olimpiadën e Parisit

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 11:51
Ilustrim

Sportistët rusë e bjellorusë mund të mos lejohen të garojnë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Lajmin e konfirmuan drejtuesit e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC)

“Do të duhet të merret një vendim për atë që ndodh me secilin prej këtyre dy vendeve dhe supozimi im është se ata nuk duhet të kualifikohen në Olimpiadë“, tha për mediat britanike ish-zëvendëspresidenti i IOC, Reedie.

“Sportistët e këtyre dy shteteve nuk mund të garojnë momentalisht në aktivitete ndërkombëtare, ndaj do të humbasin eventet kualifikuese për Parisin si rezultat i masave që ka marrë IOC.

Është mjaft e vështirë të ndryshoh rregullat në gjysmën e rrugës dhe t’u themi atyre që janë kualifikuar se gjërat do të ndryshojnë”, tha Reedie.

Nga sportet në programin olimpik, vetëm çiklizmi, tenisi dhe xhudo i kanë lejuar rusët dhe bjellorusët të vazhdojnë të konkurrojnë si neutralë, por Reedie tha se dyshonte se edhe atletët nga ato sporte do të lejoheshin të merrnin pjesë në garat kualifikuese prë Olimpiadën.

Federatat kanë një udhëzim për të cilin kanë rënë dakord se nuk do të ftojnë rusët dhe bjellorusët të marrin pjesë në evente ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat