Shkëlqen Marin Meksi

Sporti

Shkëlqen Marin Meksi

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 18:56
Shkëlqen Marin Meksi

Në Tiranë është zhvilluar eventi mbarëkombëtar “Kupa e Shqipërisë Bodybuilding & Fitness”, aktivitet ku morën pjesë shumë të rinj dhe reja, që e dashurojnë këtë sport, duke konkurruar në kategori të ndryshme.

Pas një gare shumë të bukur, me sportistët që demonstruan fizikun e tyre, titullit i kampionit të shumëfishtë dhe absolut shkoi për Marin Meksin, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të bodybuilding dhe fitnessit në Spanjë.

Meksi ka 22 vjet që merret me sportin e Bodybuilding, ku është shpallur disa herë kampion kombëtar dhe ka arritur gjithashtu rezultate të shkëlqyera në nivel ndërkombëtar, ku përmendim finalen evropiane në Rusi.

35-vjeçari është Diplomat në karriere, por asnjehere nuk e ka lënë pas dore pjesën kompetitive sportive në disiplinat e forcës si Bodybuilding, Strongest Man, Powerliftin, sporte luftarake MMA, apo qitje me armë, ku ka dalë kampion jo vetëm në nivel kombëtarë, por dhe ndërkombëtar. Ndërsa tashmë i shton edhe një tjetër trofe karrierës së tij të shkëlqyer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat