Krasniqi: Historia e sportit tonë është shkruar me shkronja të arta falë Majlinda Kelmendit

Sporti

Krasniqi: Historia e sportit tonë është shkruar me shkronja të arta falë Majlinda Kelmendit

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 13:23
Krasniqi: Historia e sportit tonë është shkruar me shkronja të arta falë Majlinda Kelmendit

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, tha se Majlinda Kelmendi është historia e Kosovës.

“Historia e sportit tonë është shkruar me shkronja të arta falë Majlinda Kelmendit.

Ajo ka fituar gjithçka që fitohet në karrierën e një sportisteje.Kosova në dekadën e fundit është promovuar me të arriturat e Majlindës, e veçanërisht me debutimin e artë të vendit tonë në Lojërat Olimpike Rio 2016. Kosovës do t’i vijnë edhe shumë medalje të arta nga piedestali më i lartë sportiv në botë, por e arta e Kelmendit do të jetë përherë në zemrat tona

. Bagazhi i madh i medaljeve në karrierën e suksesshme, nuk duhet ta mërzisin krenarinë tonë, e cila është dhe do të mbetet përherë inspirim për sportistët e tjerë, të cilët do të vazhdojnë me medalje olimpike, siç bëri edhe dje e arta Distria Krasniqi. Kokën lartë heroina e vendit tonë!", ka shkruar Krasniqi,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat