Një tjetër aksident me vdekje ndodhi mbrëmjen e sotme, pas atij në Fushë – Krujë, këtë herë ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë
Sipas policisë një mjet ka aksidentuar për vdekje një kalimtar, ndërsa ai ende nuk është identifikuar.
“Në rrugën “28 nëntori” mjeti me targë TR9313M ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar.
Me drejtuesen e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit”, njofton policia e Tiranës.