Vrasja e gjyqtares Hafizi, ja dëshmia e shoferit që u mor peng nga Fadil Kasemi

Shqipëria

Vrasja e gjyqtares Hafizi, ja dëshmia e shoferit që u mor peng nga Fadil Kasemi

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 13:40
Fadil Kasemi

Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore e radhës ndaj Fadil Kasemit, personit që vrau para disa muajsh gjyqtaren Fildes Hafizi.

Gjatë seancës së sotme është thirrur për të dëshmuar para togave të zeza shoferi që u mor peng nga Fadil Kasemi, pas vrasjes së ish-bashkëshortes së tij, njëherësh gjykatëse, Fildes Hafizi.

Në dëshminë e tij, shoferi Klodian Tafa është shprehur se Fadil Kasemi i kishte dalë para makinës me pistoletë në dorë, kishte hipur në makinë dhe i ka kërkuar të ecte duke i thënë: “Kam vrarë gruan, të vras edhe ty!”.

“Më doli para, kishte pistoletë në dorë. Hipi në makinë dhe më kërkoi të ecja. Po na ndiqte një motor policie.

Kasemi më tha, kam vrarë gruan të vras edhe ty. Kalova kryqëzimin poshtë “Xhamllikut” me semafor të kuq”, – mësohet të ketë thënë ndër të tjera Klodian Tafa në sallën e gjyqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat