Kaloi vetingun, Berisha: U pastrua gjyqtari që liroi Arben Frrokun

Shqipëria

Kaloi vetingun, Berisha: U pastrua gjyqtari që liroi Arben Frrokun

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 12:31
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në ‘Facebook’, ka reaguar lidhur me vendimin e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit për gjyqtarin Dritan Hallunaj, i cili kaloi sot vetingun.

Berisha shkruan se Rama pastroi gjyqtarin, i cili sipas tij me urdhër të kryeministrit liroi nga burgu Arben Frrokun.

Sipas Berishës ky vendim tregon se cilat do të jenë monstrat e drejtësisë që do të vendoson për të drejtat e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Ky eshte Hallun Veting apo Krim veting!

Krye kreu Edvin Kristaq Rama pastron famozin gjykates Hallunin!

Gjykatesin, qe me urdher te Rames liroi ne sallen e gjyqit Arben Frrokun, ekzekutorin e provuar me pamje filmike, deshmitar okular dhe prova laboratorike te komisarit Dritan Lame!

Ky vendim kriminal i Edvin Kristaq Rames per gjykates Hallunin deshmon edhe nje here se vetingu eshte thjeshte nje hanxhar ne duart e tij!

Ky vendim te dashur miq tregon se cilat do te jene monstrat e drejtesise se ardhme te reformes orëelliane qe do vendosin per te drejtat tuaja, pra ata do te jene byrazere te vrasesve, hajduteve, plaçkitesve, perdhunuesve te qytetareve nen urdherat e Edvin Kristaq Rames! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat