Basha akuza për Dakon dhe Gjiknurin: Të lidhur me bandat e organizuara, po fshihen provat - Bota Sot
Basha akuza për Dakon dhe Gjiknurin: Të lidhur me bandat e organizuara, po fshihen provat

Shqipëria

E diel, 19 gusht 2018

Basha akuza për Dakon dhe Gjiknurin: Të lidhur me bandat e organizuara, po fshihen provat

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 19:01
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka hedhur akuza për Donika Prela dhe Arta Marku

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka hedhur akuza për Donika Prela dhe Arta Marku, duke shkruar se ato “po fshehin prova të forta akuzuese për Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin.

Në postimin e kreut të PD thuhet se dy emrat e PS, Dako dhe Gjiknuri janë të lidhur me bandat e krimit të organizuar në pazare korruptive “tendera dhe para në shkëmbim të votave” nga Dibra në Durrës dhe në Vlorë”.

“Dy vjet pas miratimit te Reformes ne Drejtesi duhet te kishim nje prokurori qe ndeshkon dhe nuk mbron politikanet e lidhur me krimin. Vangjush Dako duhej te ishte ne burg, bashke me Sajmir Tahirin, Elvis Roshin, Mark Frrokun, Qazim Sejdinin, 

Postimi i plotë i Bashës:

Donika Prela dhe Arta Marku fshehin pergjimet dhe provat e prokurorise qe lidhin Vangjush Dakon dhe Damian Gjiknurin me bandat e krimit te organizuar ne pazare korruptive “tendera dhe para ne shkembim te votave” nga Dibra ne Durres dhe ne Vlore.

Dy vjet pas miratimit te Reformes ne Drejtesi duhet te kishim nje prokurori qe ndeshkon dhe nuk mbron politikanet e lidhur me krimin. Vangjush Dako duhej te ishte ne burg, bashke me Sajmir Tahirin, Elvis Roshin, Mark Frrokun, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin me shoke.
Por ne vend te reformes, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa e kapen drejtesine me ndihmen dhe heshtjen e disa bashkfajtoreve qe sot bejne shurdhmemecin. Drejtesia e kapur eshte sot garancia e vetme qe mban larg burgut banden ne pushtet. Kush nuk e kupton eshte idiot. Kush ben sikur nuk e kupton eshte bashkefajtor.
Qeveria e lidhur me krimin. Drejtesia e kapur nga qeveria. Ekonomia e kapur nga oligarket qe pastrojne parate e krimit dhe te korrupsionit qeveritar. Keto jane sfidat jetike, pa zgjidhjen e tyre Shqiperia shkon drejt katastrofes totale.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test