I vjedhin shtëpinë dhe e dhunojnë, por e shpëton komshiu

Shqipëria

I vjedhin shtëpinë dhe e dhunojnë, por e shpëton komshiu

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 12:12
Ilustrim

Një telefonat e mbërritur në sallën operative të Korçës ka ngritur në këmbë policinë, të cilët u njoftuan për vjedhjen në një banesë në fshatin Rrëmenj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.00 të së premtes, në shtëpinë e A. D., 37 vjeçku dy persona kanë hyrë për të vjedhur nga kati i dytë i shtëpisë. Pasi u diktuan nga pronari i shtëpisë dhe hasën në rezistencën e tij, Erjon Ibi, 42 vjeç dhe A. H., 40 vjeç, e kanë goditur me një mjet të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Erjon Ibi, ka mundur të marrë vetëm disa bizhuteri, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ai u arrestua në flagrancë, ndërsa A. H., mundi të largohej dhe është shpallur në kërkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat