Hahn: Nuk ka kushte shtesë për integrimin, por harrojini pushimet!

Shqipëria

Hahn: Nuk ka kushte shtesë për integrimin, por harrojini pushimet!

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 17:36
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me komisionerin europian Johannes Hahn

Pas takimit me kabinetin e qeverisë Rama, komisioneri Hahn, bashkë me kryeministrin dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku edhe iu përgjigjën pyetjeve të ardhura nga gazetarët.

Një nga çështjet që ka shkaktuar më shumë debat në Shqipëri ka qenë nëse vendit tonë iu dha miratimin për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm, apo duhet të plotësojë kushte të tjera.

Komisioneri Hahn theksoi se nuk do të ketë kushte të tjera, por kërkoi që të avancimi me zbatimin e reformave të mos ndalet aspak, madje të shtohet edhe më shumë ritmi.

“Nuk flitet për kushte të reja, por për një periudhë analitike, ku do të shikohet legjislasioni i vendit dhe sa përputhet ai me legjislacionin e BE-së. Ky proces është aplikuar në të gjitha vendet kandidate dhe dod të vijojë të aplikohet edhe në të ardhmen. E vetmja gjë që unë dua t’ju kërkoj, është të mos bëni aspak pushim, por të vijoni me ritme të larta, zbatimin e reformave të ndërmarra”, deklaroi Hahn.

Franca e Holanda rekomandim negativ për Shqipërinë, Rama zbulon: Patëm debat të vështirë

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me komisionerin europian Johannes Hahn foli për hapjen e mundshme të negociatave qershorin e ardhshëm.

Pas zërave se Franca dhe Holanda ishin dy vendet që kishin rekomandim negativ për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, Rama tha se tani marrëdhënia me këto dy vende është cilësisht më e fortë.

“Së fundmi më vjen mirë edhe për faktin që sot kemi një marrëdhënie cilësisht më të fortë me të gjitha vendet anëtare, specifikisht shumë më të afërt me Francën dhe Hollandën me të cilat patëm një debat jo të lehtë dhe e zgjidhëm në moment të fundit, dhe na kanë siguruar në gadishmërinë e tyre për të qenë pranë nesh në dëshirën tonë,” tha kreu i qeverisë.

“Edhe nëse negociatat do të ishin hapur, kjo punë që po bëjmë tani do të ishte puna që duhet të bënim.

Ne nuk do humbasim kohë por do të thellojmë progresin në fushat e përcaktuara nga Këshilli Europian, në mënyrë që qershori i ardhshëm të jetë një moment celebrimi i Shqipërisë në këtë rrugë aspak të lehtë.

E zeza është shkruar në të bardhë, Shqipëria dhe Maqedonia në qershor do të çelin negociatat e më par do të vazhdojmë më tej,” përfundoi kryeministri..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat