Eksportet në Shqipëri rritje me 18.3% gjatë gjysmës së parë të vitit

Shqipëria

Eksportet në Shqipëri rritje me 18.3% gjatë gjysmës së parë të vitit

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 13:21
Ilustrim

Eksportet, gjatë këtij gjashtëmujori janë rritur me 18.3%, krahasuar me një vit më parë, ku ndikimin më të madh e ka dhënë energjia.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi tregtinë e jashtme për gjysmën e parë të këtij viti, grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” kontribuoi me 5.9% në rritjen e eksporteve e ndjekur nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale” që dha një kontribut pozitiv prej 4.5% dhe “tekstile dhe këpucë” me 4%.

“Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 eksportet e mallrave arritën vlerën 158 miliard lekë, duke u rritur me 18.3%, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 309 miliardë lekëve, duke u rritur me 4.7 %, krahasuar me një vit më parë”, thuhet në raportin e INSTAT-t.

Referuar të dhënave të mësipërme, deficiti tregtar arriti vlerën 151 miliardë lekëve, duke u ulur me 6.6%, krahasuar me 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat