Çmimet në Shqipërinë e Jugut janë duke u rritur vazhdimisht. Kjo për shkak të ardhjes së turistëve të shumtë në këtë zonë, sidomos nga Kosova. Por që një kokërr vezë të shitet 8 mijë lekë, të vjetra, kjo nuk ishte dëgjuar e parë.
Rritja e çmimeve, sidomos në dhomat e hotelit dhe ushqimeve, po i irriton edhe qytetarët e Shqipërisë.
Gazetari i Shqipërisë, Klodian Tomorri ka publikuar në Facebook një faturë restoranti ku një omlet me 2 vezë është faturuar 16 mijë lekë. Ai ka shtuar se edhe nëse do t’i kishte të gjitha shpenzimet e kryera, nuk do të shkojë më për pushime.
“Në downtown Manhattan kokrra e vezës bën maksimumi 5 dollarë. Ne vendin me brekëgrisur të Europës veza kushton 8 mijë lekë. Përveç kësaj mund te kapesh Okazion edhe ndonjë plumb bythëve. Të keqen e turizmit. Unë ta di se i kam te gjitha falas nuk shkoj asnjë sekonde për pushime më në jug”, ka shkruar gazetari Tomorri.