Hoxha: Gjyqtarët paguanin deri në 300 mijë euro për t’u emëruar në krye të drejtësisë - Bota Sot
Hoxha: Gjyqtarët paguanin deri në 300 mijë euro për t’u emëruar në krye të drejtësisë

Shqipëria

E martë, 25 shtator 2018

Hoxha: Gjyqtarët paguanin deri në 300 mijë euro për t’u emëruar në krye të drejtësisë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 20:54
Artan Hoxha

Dy ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori në shqytrim rastin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Admir Thanza.

Pas verifikimit të formularit të vetëdeklarimit, Thanza rezultoi se kishte fshehur një dënim në shtetin italian, fakt i cili tronditi gjyqësorin, por edhe opinionin publik.

 Një gjyqtar i dënuar me 40 ditë burg jepte vendime në Gjykatën e Lartë.

Por kush duhet të mbajë përgjegjësi për mbrojtjen e gjyqtarit Thanza në 26 vite të punës së tij?

I pyetur nga CNA.al, gazetari i kronikës Artan Hoxha është shprehur se institucionet që kanë pasur detyrë të kontrollonin gjyqtarët dhe punën e tyre ishin Inspektoriati i KLD-së dhe inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë.

Hoxha ngre alarmin se këto dy institucione nuk kanë bërë punën e tyre dhe për më tepër janë kthyer në mburojë të sistemit.

“Dy institucione zyrtarisht kanë patur detyrë të kontrollonin gjyqtarët dhe punën e tyre. Inspektoriati i KLD-së dhe inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë, por jo vetëm që nuk e kanë bërë punën e tyre, por janë kthyer në mburojë të sistemit.

KLD-ja që emeronte dhe shkarkonte gjyqtarët ka patur tarifa fikse për pagesat të cilat duhej të bënin gjyqtarët që të ngjiteshin në karrierë.

Një gjyqtare që e blinte vendin e punës sigurisht që do bënte korrupsion, mos harroni që vetëm për një emërim gjyqtari në Gjykatat e Shkallës së Parë paguheshin deri 300 mijë euro”, u shpreh Artan Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test