Basha thirrje të fortë socialistëve, zbulon mesazhin që i dhanë mbrëmë Ramës

Shqipëria

Basha thirrje të fortë socialistëve, zbulon mesazhin që i dhanë mbrëmë Ramës

Më: 24 maj 2018 Në ora: 11:17
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, ka vijuar fjalën e tij edhe pse  kreu i Kuvendit ka ndërprerë punimet.

Në fjalën e tij Basha u ka bërë thirrje shqiptarëve, që të bashkohen të shtunën, për të rrëzuar qeverinë.

Pjesë nga deklarata

Ka mbetur ajo i mbetet njerëzve të lirë, kur kushtetuta shkelet, kur qeveria qeveris jashtë ligjit është e dhjetëra e sovranit të marrë fatin në dorën ftoj shqiptarët të bashkohen në protestën më të madhe kombëtare në orën 11 të shtunën, si njerëz të lirë, se nuk mund të humbasim më kohën tonë duke u marrë me kriminelin e radhës

Ta mbyllim njëherë e mirë këtë kapitull e të hapim ata që meritoni ju,

Ne i larguam ata që mbrojti Rama, sot po mbron Xhafaj, ne do të largojë atë, krimin dhe vetë kupolën mafioze me Ramën në krye, mbajtja e statusquo është e pamundur, vendi ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë, PS ka njerëz të ndershëm, ndaj sot u bëj thirrje socialistë që ndihen të neveritur nga kapja e partisë, bashkohuni me ne, me shqiptarët, për një Shqipëri me qeverisje të ndershme dhe PS të ndershme.

Çfarëdo që të thotë sot ky daulleshpuari shqiptarët e dinë se negociatat nuk hapen pa u luftuar krimi, me reforma në letër, pa e ndarë qeverisjen nga krimi

Rama si ta kane thënë edhe mbrëmë, nuk hapen negociatat pa zgjedhje te lira dhe te ndershme

le te jemi te hapur te drejtpërdrejtë me njeri tjetrin,  as opozita, as BE, as Holanda, Macroni, Merkeli nuk janë pengese, Rama ti jepe pengese. Xhafaj është pengesa qeveria jote, ju jeni tradhtaret e popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat