Rritet 7% numri i të huajve në ardhje, zhvlerësohet euro

Shqipëria

Rritet 7% numri i të huajve në ardhje, zhvlerësohet euro

Më: 24 maj 2018 Në ora: 08:13
Ilustrim

Ardhja e turistëve, teksa sezoni këtë vit ka filluar që në maj, është një nga arsyet që po ndikon, sipas ekspertëve, në rënien e vaqzhdueshme të vlerës së euros.

Sipas të dhënave të publikuara dje nga INSTAT për katërmujorin, në vend kanë hyrë rreth 1 milion shtetas të huaj, me një rritje prej 7% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku u konstatua rritje e ndjeshme e polakëve, italianëve e shtetasve të tjerë. Në rritje ishin dhe pushuesit nga Kosova, ndryshe nga viti i kaluar kur u shënua një rënie.

Këtë vit pritet një numër rekord turistësh, teksa hotelet në Durrës kanë deklaruar se ata janë të prenotuar 100% duke filluar nga qershori deri në tetor. Ketë vit pritet një numër i lartë turistësh nordikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat