Presidenca franceze zyrtarizon takimin Macron-Rama

Shqipëria

Presidenca franceze zyrtarizon takimin Macron-Rama

Më: 14 maj 2018 Në ora: 21:18
Emmanuel Macron dhe Edi Rama

Presidenca franceze ka zyrtarizuar takimin e Emmanuel Macron me kryeministrin  Edi Rama. Në facebook zyra e Elysee ka  publikuar axhendën e presidentit, ku në datën 15 maj është parashikuar edhe takimi me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Lajmi për takimin e tyre u publikua disa ditë më parë, por vetëm sot është zyrtarizuar.

Takimi i kryeministrit Rama me presidentin Macron vjen vetëm pak ditë përpara se Këshilli i Europës të japë qëndrimin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Franca është një nga skeptikët për zgjerimin e BE, ndërsa kryeministri Rama do t’i kërkojë Macron votën pro për Shqipërinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat