Saimir Tahiri lihet në “arrest shtëpie”, reagon Sali Berisha

Shqipëria

Saimir Tahiri lihet në “arrest shtëpie”, reagon Sali Berisha

Më: 12 maj 2018 Në ora: 19:19
Saimir Tahiri- Sali Berisha

Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas vendimit paraprak thuhet se Tahiri dyshohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Në lidhje me këtë reagon edhe ish- kryeministri Sali Berisha.

Ai poston një fotomontazh teksa Tahiri bisedon me ministrin Xhafaj.

Duke ironizuar me shkarkimin e Tahirit nga detyra.

“Fotomontazh: Bisede e shtruar midis kumbaresh!”, shkruan Berisha.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat