Prençi: Ministri i Brendshëm s’mban përgjegjësi për vëllain trafikant droge

Shqipëria

Prençi: Ministri i Brendshëm s’mban përgjegjësi për vëllain trafikant droge

Më: 9 maj 2018 Në ora: 23:45
Ahmet Prençi

Pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në lidhje me akuzat e bëra ndaj tij dhe vëllait të tij reagoi edhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi.
Sipas tij ndërkohë që policët e thjeshtë mbajnë përgjegjësi për veprimet e familjarëve të tyre, nuk ndodh kështu me ministrin e Brendshëm.

“Ministri i Brendshëm nuk mban përgjegjësi për vëllain trafikant droge! Polici më i thjeshtë sigurisht që PO! Ai është “i padenjë” për të luftuar krimin, edhe nëse e ka nisur këtë mision fisnik që fëmijë, madje edhe nëse ka plagë të krimit në trup! TURP!!!”, shkruan Prençi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat