Danielsson takon Bashën: Reformat pozitive, përgjegjësi e përbashkët

Shqipëria

Danielsson takon Bashën: Reformat pozitive, përgjegjësi e përbashkët

Më: 9 maj 2018 Në ora: 13:48
Takimi Danielsson-Basha

Reformat pozitive janë përgjegjësi e përbashkët, ka deklaruar drejtori për zgjerimin në KE, Christian Danielsson në takimin me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

“Mirënjohës për takimin me Lulzim Bashën. Theksova rëndësinë e mbajtjes së një dialogu konstruktiv në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ndjekja e reformave pozitive është një përgjegjësi e përbashkët”, shkruan Danielsson në Twitter.

Në këtë takim Basha shoqërohej nga Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Klajda Gjosha dhe Luan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat