Shpërthen Saimir Tahiri: Kam heshtur 6 muaj, por tani…

Shqipëria

Shpërthen Saimir Tahiri: Kam heshtur 6 muaj, por tani…

Më: 3 maj 2018 Në ora: 11:05
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ashtu siç kishte parashikuar ka dalë në një konferencë për shtyp në Kryesinë e Kuvendit.

Kjo deklaratë për mediat e Tahirit vjen pas nisjes së punës intensive nga Komisioni Parlamentar që është ngritur për të hetuar aktivitetin e tij kur ka qenë Ministër i Brendshëm.

Saimir Tahiri ka folur para mediave atë që kishte përgatitur të fliste në Parlament, por që tha se nuk pati mundësinë ta mbante atë fjalim.

“Këtë kam quajtur kur gjyqin ta bën djalli, e kam fjalën për gjyqin moral që bën raca që ka qeverisur e shkatërruar këtë vend për 25 vjet, për këtë gjyq e kam fjalën, se atë tjetrin e kam me drejtësinë. Për politikë ka vjedhur dhe prej politikës nuk është ndëshkuar, unë këtë nuk e pranoj. Më kanë thënë se më ka mbrojtur imuniteti, mandati i parlamentit, mazhoranca, Edi Rama, sado e kam thënë dhe përsëritur se as dua e as më duhet të më mbrojë askush dhe asgjë. E prapë më kanë thënë se këto të gjitha bashkë më paskan shpëtuar nga arrestimi dhe burgu, e jo vetëm kaq, po tani dëgjoj që unë jam bërë pengesë për integrimin e Shqipërisë. 25 vjet mbushur me hajdutë që veç lekëve këtij populli i kanë vjedhur të ardhmen e fëmijëve, integrimin po ua pengoj unë. Nëse ka një gjë që di si drita e diellit është që nga dita e parë e angazhimit tim dhe deri më sot jam përpjekur dhe besoj ia kam dalë në të paktën një gjë, unë nuk kam qenë kurrë e as nuk jam si këta. Kam 6 muaj që hesht, që dëgjoj akuza e gënjeshtra përtej çdo imagjinate. E them me vete mjerë njerëzit e shkretë që këta palaçot në politikë i dëgjojnë nga viti 1990 e këtej e nuk kanë faj që nuk lënë ekran pa pështyrë çdo të enjte. Unë kam 8 vjet në parlament e me duket sikur kam 80”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat