Temperatura deri në 28 gradë, por Thethi është ende i bllokuar nga bora

Shqipëria

Temperatura deri në 28 gradë, por Thethi është ende i bllokuar nga bora

Më: 25 prill 2018 Në ora: 22:51
Thethi

Ish- kryeministri Sali Berisha publikon disa foto ku tregohet se zonat e Thethit vijon të mbetet nën “diktatin” e borës, i harruar edhe nga qeveria.

Sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, situata vijon e tillë që në fillim të muajit nëntor.

“Thethi i braktisur nga narkoqeveria, edhe sot ne izolim te plote!”, shkruan Berisha.

Mesazhi:

“ I nderuar Dr. Berisha,

Ne si banore te fshatit me te bukur ne Shqiperi sot jemi totalisht te izolur nga bora e dimrit, kjo situat eshte qe ne mujin Nentore. Kjo nuk eshte dashuri per turizmin por eshte armiqesi e paster.Kjo eshte situata sot ne rrugen qe lidhe Shkodren me Thethin Ju lutemi na ndihmoni duke e publikuar sepse as media nuk po e ben me lajm problemin e qytetarve pa leje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat