Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në krah të Federica Mogherini.
Vasili shkruan se Kryeministri sot në sy të Mogerinit për ish-ministrin e tij të Brendshëm thotë se prokuroria s'ka asnjë provë të vetme. “Kush është ky kryeministër Prokuror i Përgjithshëm??”, shkruan Vasili.
Komenti i Petrit Vasilit
Kryeministri prokuror per ish ministrin e brendeshem,por i pavarur per kukesianet.Si s'ka turp.
Kryeministri sot ne sy te Mogerinit per ish-ministrin e tij te brendshem thote se prokuroria s'ka asnje prove te vetme. Kush eshte ky kryeminister prokuror i pergjithshem??
Qe prokuroria eshte kapur nga kryeministri dhe eshte kthyer ne zyre ne kryeministri kete e di gjithe bota,por sinqeriteti i kryeministrit eshte vetedemaskues.
Per kukesianet e burgosur per faj te tij dhe nga policia tij qe i burgos ne mes te nates thote kryeministri :s'kam lidhje me drejtesine dhe s'ka gje le te rrine ne burg.
Turp i rende,ky e shet Shqiperine per drogen,ndaj ky flamurin e ka te zi dhe jo kuq e zi.