Vlahutin: Zbardhni sa kushtojnë rrugët në Shqipëri dhe sa në rajon - Bota Sot
Vlahutin: Zbardhni sa kushtojnë rrugët në Shqipëri dhe sa në rajon

Shqipëria

E premte, 20 korrik 2018

Vlahutin: Zbardhni sa kushtojnë rrugët në Shqipëri dhe sa në rajon

Më: 17 prill 2018 Në ora: 07:47
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vllahuti

Në një tryezë konsultimi për financat publike, Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vllahutin e vuri theksin te rritja e transparencës së tyre jo vetëm si kusht për negociatat me BE-në, por edhe si një mjet për të njohur qytetarët me fatin e fondeve publike.

Ajo ju referua transparencës së financimeve të rrugëve për të mësuar sa kushton ndërtimi i tyre në Shqipëri, në raport me vendet e tjera të rajonit.

“Në këtë kuptim ky është gjithashtu një instrument thelbësor për të luftuar korrupsionin. Përmenda koston e rrugës për kilometër. Do të ishte shumë me interes që të bëhej krahasimi: Sa kushton një kilometër rrugë në Shqipëri? Sa shumë kushton ai në disa vende të tjera në rajon? Sa kushton në vendet e tjera të BE-së?”, tha ajo.

Tryeza e konsultimit u organizua nga Ministria e Financave

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test