Nuk kam kërkuar arrestimin e Metës, Lu: Llalla zyrtar i diskretituar, rrezikon burg për korrupsion

Shqipëria

Nuk kam kërkuar arrestimin e Metës, Lu: Llalla zyrtar i diskretituar, rrezikon burg për korrupsion

Më: 11 prill 2018 Në ora: 21:55
Donald Lu, Ilir Meta dhe Adriatik Llalla

Ambasadori Donald Lu ka reaguar lidhur me letrën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla drejtuar Kongresit amerikan, ku shkruante se diplomati i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës, atëherë kryetar i Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat, Donald Lu  shprehet se ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara.

Sipas Ambasadorit amerikan, nuk është për t'u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij.

"Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar" deklaron ambasadori Donald Lu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat